“Protestuesit nuk po bënin asgjë”, Berisha komenton tensionet e djeshme: Policia u vërsul me tërbim ndaj tyre, të ngjashme me skenat e Zvërnecit
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar me kreun e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, Audrey Glover, e cila i dorëzoi raportin përfundimtar mbi vëzhgimin e zgjedhjeve të 21 qershorit.
Gjatë takimit Bushati dhe Glover diskutuan për gjetjet dhe rekomandimet e raportit përfundimtar, vlerësuan arritjet e shënuara, si dhe theksuan rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit në funksion të përmirësimit dhe forcimit të demokracisë në vend.
Ministri Bushati e vlerësoi raportin si të balancuar, si dhe shprehu angazhimin për të adresuar rekomandimet, me synim konsolidimin e procesit zgjedhor në Shqipëri.
Znj. Glover nga ana e saj vlerëson bashkëpunimin me qeverinë shqiptare, si dhe shprehu angazhimin e ODIHR për të vijuar më tej këtë bashkëpunim.
Top Channel