Ndalohen shitësit e ujit, tjetër cilësi uji nga reklamimi

14/10/2015 14:00

Policia do të procedojë penalisht të gjithë autobotet ambulante të shitjes së ujit të pijshëm.

Komisariati katër ka ndaluar herët në mëngjesin e së mërkurës të paktën tetë prej tyre, shumica e të cilëve nuk kanë leje shëndetësore për shitjen e ujit, por edhe i shmangen detyrimeve tatimore.
Policia tha se janë duke u kryer analizat e nevojshme të sasisë së ujit që ka bllokuar për shkak të mungesës së të gjithë dokumentacionit të nevojshëm. Shkaku i ndalimit të tyre herët në mëngjes është dyshimi që ështe ngritur mbi ta se, tregëtojnë tjetër cilësi uji nga ajo që reklamojnë.

Deri në këtë ndalim shpesh herë shitësit ambulantë të ujit shoqëroheshin nga policia për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Top Channel