“Lazarati 2014”, shumica e të pandehurve kërkojnë gjykim të shkurtuar

14/10/2015 12:30

10 prej 15 të pandehurve në çështjen “Lazarat 2014” kanë kërkuar gjykim të shkurtuar në seancën e kësaj të mërkure.

Vetë Mahmutaj, Albion Aliko, Alfred Proku dhe dy vëllezërit Skënderi nuk kanë paraqitur kërkesë për gjykim të shkurtuar, ndërsa në seancën e radhës do të shprehet dhe Prokuroria.

I gjithë grupi është nën akuzë për një sërë akuzash, më të rëndat e tyre “pjesëmarrje në grup kriminal”, “kultivim të kanabisit”, “vrasje të mbetur në tentativë të efektivëve të policisë” dhe “mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake”. Procesi gjyqësor ka nisur që më tetë korrik të këtij viti.

Top Channel