Kukës, sekuestrohen 20 kg hashash, dy në pranga

14/10/2015 20:10

20 kilogramë lëndë narkotike e llojit hashash dhe dy persona të arrestuar është rezultati i operacionit “Shkinaku” të ndërmarrë nga Policia e Kukësit.

Operacioni u ndërmor nga Specialistët kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Dashnor Lushi, policia ka sekuestruar dhe asgjësuar 20 kilogramë hashash, e vendosur për t’u tharë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Dashnor Lushi, 24 vjeç, banues në fshatin Shkinak dhe Xhevdet Lushit, 65 vjeç, banues në Durrës.

Ndaj këtyre dy personave rëndon akuza e “kultivimit dhe prodhimit të bimëve narkotike”.

Top Channel