Eksploziv shtyllës së tensionit të lartë në Krujë

14/10/2015 23:20

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Arrameras të Krujës, ku një sasi lënde plasëse është vendosur në këmbët e një shtylle të tensionit të lartë.

Fatmirësisht, shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme të vogla dhe nuk ka arritur ta rrezojë shtyllën, çka do sillte dhe një problem me furnizimin me energji elektrike në vend.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, forca të shumta policie të Komisariati të Krujës kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa nga Tirana janë nisur dhe ekspertët e Sektorit Antieksploziv për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse dhe sasinë.

Ndërkaq, grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje është duke vijuar punën për dokumentimin e plotë të saj dhe identifikimin e autorëve të vendosjes së eksplozivit dhe motivet.

Top Channel