Shkodër, sekuestrohen 13 kg tritol; në pranga atë e bir

13/10/2015 16:25

Policia e Shkodrës ka zhvilluar këtë të martë një operacion anti-krim, gjatë të cilit ka sekuestruar 13 kilogramë tritol.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave sasia e lëndës plasëse ishte e ndarë në 34 kallëpe.

Burimet shtojnë se uniformat blu kanë vënë në pranga dy persona për posedimin e tritolit, Zija dhe Ylber Rupa, atë e bir, të moshave 73 dhe 40 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre agjentët kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një automatik tip kallashnikov, dy krehëra dhe disa municione.

Top Channel