Gjykata pushon çështjen ndaj gjyqtarit të Kavajës, Osman Aliu

13/10/2015 15:45

Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me 1 milionë lekë të reja gjobë për gjyqtarin e Kavajës, Osman Aliu, në akuzën e deklarimit të rremë të pasurisë.

Në vendimin e saj gjykata e Tiranës ka vendosur pushimin e çështjes penale, pasi sipas trupit gjykues nuk ekzistojnë elementë të veprës penale.

Hetimet për gjyqtarin Aliu nisën pas kallëzimit të dërguar nga ILDKPI për këtë akuzë. Sipas organit të akuzës në deklaratën periodike vjetore të vitit 2008, Osman Aliu ka bërë një mosmbulim të pajustifikuar me blerën 545 634 milionë lekë. Nga verfikimet në institucionet bankare, gjyqtari Aliu nuk ka deklaruar gjendjen e llogarive që nga viti 2005 e në vazhdim. Likuiditeti Cash në fund të vitit 2013m rezulton të jetë në vlerën e afërsisht 31 milionë lekëve të vjetra.

Gjyqtari i Kavajës gjithashtu nuk ka deklaruar edhe një kontratë huamarrje mes tij dhe një shtetasi tjetër. Osman Aliu nuk ka deklaruar gjithashtu edhe veprimet e kryera me një kompani ndërtimi për një apartament. Më 25 shtator të këtij viti ministri i Drejtësisë Nasip Naço propozoi edhe emrin e Osman Aliut mes 10 gjyqtarëve për të cilët kërkoi shkarkim nga detyra.

Top Channel