Tiranë, kontroll kundër narkotikëve; sekuestrohet 1 kg heroinë

12/10/2015 20:35

Tre persona kanë rënë në pranga dhe 1 kg heroinë është sekuestruar mbrëmjen e së hënës nga Policia e Tiranës.

Burime zyrtare nga blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se ata janë arrestuar në flagrancë në momentin që po bëhej blerja e drogës.

E gjithë ngjarja është zhvilluar në ambientet e parkimit nëntokësor të një qendre tregtare në kryeqytetit, vend të cilin tre të arrestuarit kishin zgjedhur për të bërë shkëbimin.

Policia, pas informacioneve të marra, ka bërë të mundur arrestimin e tyre dhe sekuestrimin e lëndës narkotike, ndërkaq është duke vijuar punën për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të lëndës narkotike. 

Top Channel