Spartak Braho takon Ballist Morinën në qeli

12/10/2015 18:10

Kryetari i komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare, Spartak Braho është takuar këtë të hënë me Ismail Morinën.

Takimi i Brahos me Morinën, i njohur ndryshe me nofkën “ballisti”, ka zgjatur rreth 1 orë në mjediset e burgut të Vaqarrit.

Nga burime konfidenciale mësohet se, Braho ka shprehur gatishmërinë e tij për të ofruar mbështetje në mbrojtjen ligjore të Morinës.

Ismail Morina, personi që ka marrë përsipër ngritjen e dronit me flamurin shqiptar në stadiumin e Beogradit, u arrestua në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi, pasi u kap në zotërim të një arme pa leje.

Top Channel