Mbjell hashash në apartament, pranga 58-vjeçarit

10/10/2015 21:45

Një 58 vjeçar nga Korça ka përfunduar në prangat e policisë pasi kishte kthyer një prej ambienteve private të tij në një kopësht për kultivimin e drogës.

Sipas të dhënave të policisë, i arrestuari është shtetasi Muhamed Gedaj, 58 vjeç. Ai kultivonte bimët narkotike në një ndërtesë në pronësi  të tij në lagjen “18” në Korçë, në rrugën “1Maji”.

Nga kontrolli i ushtruar, në brendësi të kësaj ndërtese u gjetën dhe sekuestruan në cilësine e provës materiale 66 rrënjë, bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva, me lartësi nga 10-100 cm të cilat ishin mbjellë në një ambjent të posaçëm kontenieri, të përshtatur me ndriçim dhe ngrohje artificiale, që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Ndaj 58-vjeçarit rëndon akuza e “kultivimit të bimëve narkotike”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel