‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë
Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Shkodër, në aksin rrugor Kryebushat-Vau i Dejës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate dhe viktima e këtij atentati ka ngelur 24-vjeçari Luigj Gjergji.
Viktima ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij tip Audi ngjyrë të zezë, me targa greke, kur në afërsi të fshatit Stajkë është qëlluar me breshëri automatiku.
Për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe 24-vjeçari Luigj Gjergji për shkak të plumbave të marrë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje. Për momentin, shkaqet e këtij krimi kanë mbetur enigmë, pasi viktima nga hetimet e deritanishme nuk rezulton të ketë ndonjë konflikt të hapur.
Top Channel