“Plisat”: Mbështesim kombëtaren, nuk nxisim dhunën

07/10/2015 19:05

Me pretendimin se mediat dhe rrjetet sociale kanë dhënë deklarata të pavërteta në emër të tyre, grupi i tifozëve prishtinas, “Plisat”, nuk pranon të flasë përpara kamerave, por ata thonë se mesazhet e dhunës të vëna në gojë të tyre janë të pavërteta.

Jemi europianë dhe do të sillemi si të tillë, për ne më e rëndësishme është fitorja e kombëtares dhe rruga e saj drejt Euro 2016. Kjo është ajo çka kanë thënë grupet e tifozëve të Kosovës, ndërkohë që sapo kanë mbërritur në qytetin e Elbasanit. Ata kanë udhëtuar me qindra kilometra për të mbështetur skuadrën tonë kombëtare në ndeshjen  përballë Serbisë.

Ndërkohë ndryshe nga të gjitha herët e tjera qyteti i Elbasanit është skuqur nga flamujt kuqezi që pasditen e së mërkurës. Bulevardi dhe ballkonet janë mbushur me simbolet tona kombëtare më shumë se 24 orë para ndeshjes.

Po ashtu ndryshe nga takimet paraardhëse në Elbasan vihet re një numër i shtuar i forcave të Policisë. Nëpër kryqëzime janë ngritur tashmë postblloqet të cilët konbtrollojnë cdo lëvizje që mund të konsiderohet e dyshimtë. Edhe përreth stadiumit “Elbasan Arena” situata paraqitet e njëjtë edhe pse asnjë nga ekipet nuk ka shkuar në Elbasan.

Në orët e pasdrekës në Elbasan nisi monitorimi nga ajri me helikopterë të ushtrisë.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA