Kolumbia siguron kualifikimin, Munoz vendos sfidën ndaj RD Kongos dhe dërgon “Los Cafeteros” në fazën me eliminim direkt Me pretendimin se mediat dhe rrjetet sociale kanë dhënë deklarata të pavërteta në emër të tyre, grupi i tifozëve prishtinas, “Plisat”, nuk pranon të flasë përpara kamerave, por ata thonë se mesazhet e dhunës të vëna në gojë të tyre janë të pavërteta.
Jemi europianë dhe do të sillemi si të tillë, për ne më e rëndësishme është fitorja e kombëtares dhe rruga e saj drejt Euro 2016. Kjo është ajo çka kanë thënë grupet e tifozëve të Kosovës, ndërkohë që sapo kanë mbërritur në qytetin e Elbasanit. Ata kanë udhëtuar me qindra kilometra për të mbështetur skuadrën tonë kombëtare në ndeshjen përballë Serbisë.
Ndërkohë ndryshe nga të gjitha herët e tjera qyteti i Elbasanit është skuqur nga flamujt kuqezi që pasditen e së mërkurës. Bulevardi dhe ballkonet janë mbushur me simbolet tona kombëtare më shumë se 24 orë para ndeshjes.
Po ashtu ndryshe nga takimet paraardhëse në Elbasan vihet re një numër i shtuar i forcave të Policisë. Nëpër kryqëzime janë ngritur tashmë postblloqet të cilët konbtrollojnë cdo lëvizje që mund të konsiderohet e dyshimtë. Edhe përreth stadiumit “Elbasan Arena” situata paraqitet e njëjtë edhe pse asnjë nga ekipet nuk ka shkuar në Elbasan.
Në orët e pasdrekës në Elbasan nisi monitorimi nga ajri me helikopterë të ushtrisë.
Top Channel