“CEZ, marrëveshja e sugjeruar”, Gjiknuri: U hapi rrugë investimeve

06/10/2015 10:35

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese mbi ligjin për eficencën e energjisë u përball me akuzat e opozites lidhur me ceshtjen e marreveshjes me CEZ.

Ministri Gjiknuri nuk komentoi deklaratat e kreut të sekretariatit të komunitetit të energjisë, që pohoi se marrëveshja lidhej me qendrimin e Çekisë ndaj çështjes së statusit të vendit kandidat,  por tha se debati për çështjen CEZ u rihap për arsye politike.

“Thjesht kërkohet të përfitohet për momentin për të bërë diversione të caktuara dhe për të rikapur temën duke synuar të diskretitojnë reformën në energji. Një reformë që për mendimin tim, por edhe për mendimin e shumë institucioneve ndërkombëtare është reforma më e suksesshme. Përfshirja e institucioneve ndërkombëtare apo kritikat ndaj tyre janë pikërisht për të kompleksuar rolin aq të domosdoshëm që ato kishin në arritjen e asaj marrëveshjeje dhe progresin që ka sektori energjitik. Prandaj nuk dua ta zgjas secili flet vetë për deklaratat e veta”, tha Gjiknuri.

“Ky zotëri u informua keq apo nuk u informua nga ju kur bëri deklaratë për çështjen e kushtëzimit për statusin kandidat…nuk po denigroj Kopac port ë nesërmen doli ambasadorja ceke, pastaj e BE për të thënë se nuk kishte kushtëzim për statusin”, u shpreh deputeti demokrat, Genc Ruli.

Ministri Gjiknuri tha se vendimi për mbylljen miqësore të çështjes ishte sugjerim i FMN-së, Bankës Botërore dhe Bashkimit Evropian si kusht për të hapur fondet e investimeve në Shqipëri në sektorin energjitik.

Top Channel