Elbasan, aksion për lirimin e hapësirave publike
05/10/2015 14:25
Inspektoriati Ndërtimor Vendor pranë Bashkisë së Elbasanit ka nisur një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje, të cilat cënojnë hapësirat publike.
Drejtori i INUV në Elbasan, Leli Kaja ka deklaruar se janë identifkuar deri tani 60 objekte të cilat do të prishen.
Kaja tha se do të respektohet ligji për çdo objekt që cënon hapësirat e përbashkëta, ndërkohë që kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve.
Aksionet e deritanishme nuk kanë hasur në rezistencë nga ana e poseduesve të objekteve.
Sipas zotit Kaja, në rastet kur objektet kanë qenë në process legalizimi është pritur vendimi i ALUIZNI-t para se të veprohet.
Top Channel