Sherr mes shokësh në Belsh, katër të arrestuar

03/10/2015 13:25

Katër persona janë përfshirë në një konflikt mbrëmjen e të premtes në një lokal në qytetin e Belshit, ku falë ndërhyrjes së policisë është evituar edhe një tragjedi e mundshme. Konflikti ka nisur në një lokal në qendër të Belshit, ku tre shokë ishin duke darkuar.

Në pije e sipër Ferdinand Hysa dhe Ervis Hysa janë konfliktuar me Benar Hidrin, dhe sherri ka vijuar edhe pasi ata janë larguar nga lokali, për në qendër të qytetit. Aty ka ndërhyrë dhe daja i Hidrit, Gramoz Hysa, i cili në bashkëpunim me Benarin ka dëmtuar në kokë me sende të forta Ervis Hysan.

Ky i fundit në konflikt e sipër ka qëlluar në ajër me pistoletë. Policia ka ndërhyrë menjëherë duke bërë sekuestrimin e armës dhe më pas shoqërimin e personave të përfshirë në komisariat. Ervis Hysa është dërguar më pas në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar të katërt personat të përfshirë në ngjarje. Në vendngjarje u gjetë një armë zjarri pistoletë TT, një krehër me 7 fishekë dhe një gëzhojë.

Top Channel