Operacioni “Graceni”, sekuestrohen 100 kg hashash

02/10/2015 09:45

Policia e Elbasanit ka sekuestruar një sasi prej 100 kg lëndësh narkotike, dhe 50 bimë narkotike gati për tu tharë. Në sajë të operacionit të koduar “Graceni”, janë vënë në pranga babë e bir.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se sasia e lëndës narkotike është gjetur në shtëpinë e familjes Çeka, në fshatin Gracen. Krahas drogës janë sekuestruar 2 telefona celularë, një peshore dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Janë arrestuar në flagrancë Vathar Çeka, 50 vjeç dhe djemtë e tij, Nuredin Çeka, 22 vjeç, Ektor Çeka, 20 vjeç. Ata kultivonin lëndën narkotike e më pas e tregtonin me shumicë në qytetin e Elbasanit dhe Tiranës.

FOTO GALERI
2/7
Policia e Elbasanit ka sekuestruar një sasi prej 100 kg lëndësh narkotike, dhe 50 bimë narkotike gati për tu tharë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA