Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, me ftesë të homologut të tij britanik ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit ligjor për Anglinë dhe Uellsin.
Në ceremoni merrnin pjesë trupa gjyqësore angleze, si dhe personalitetet më të larta të sistemit britanik të drejtesisë dhe të vendeve të Bashkimit Europian.
Zoti Naço zhvilloi një takim me kryetarin e Gjykates Supreme të Mbretërisë së Bashkuar, të cilin e njohu me reformat e ndërmarra nga qeveria dhe Parlamenti shqiptar, duke filluar me ndryshimet kushtetuese që do të mundësojnë mirëfunksionimin e institucioneve të gjyqësorit.
Në vijim të axhendës, ministri Naço u takua edhe me zyrtarë të tjerë të lartë, mes të cilëve parlamentarin dhe nënsekretarin e Shtetit për burgjet.
Mes të tjerave, në këtë takim u fol edhe për zbatimin e marrëveshjes dypalëshe për transferimin e personave të dënuar dhe konventave të Këshillit të Europës për fushën penale.
Top Channel