Ndeshja me Serbinë, Loka: 1.500 forca policore për sigurinë
01/10/2015 14:10
Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka ka bërë publike disa nga masat për garantimin e sigurisë gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi.
Në një komunikim me mediat, Loka ka bërë të ditur se për ndeshjen e 8 tetorit do të angazhohen 1.500 forca policore.
Loka ka sqaruar gjithashtu edhe organizimin e punës për pallatet përreth, duke saktësuar: “Në ballkonë do të ketë vetëm familjarë e jo agjentë të policisë, siç përflitet”.
“Policia ka identifikuar banorët dhe nuk do të lejojë persona të tjerë në banesa”, ka thënë zyrtari i lartë i policisë.
Top Channel