INSTAT, eksportet shënojnë rënien më të madhe

29/09/2015 15:25

Eksportet shënuan në gusht rënien më të madhe që nga fillimi i krizës ekonomike. Të dhënat e fundit zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se muajin e kaluar, eksportet e kompanive shqiptare jashtë ranë me 3.2 miliardë lekë ose 17.6 për qind krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.

Tkurrja e fortë në gusht ka përkeqësuar rezultatet edhe për tetëmujorin. Sipas INSTAT, në periudhën janar gusht të këtij viti Shqipëria ka eksportuar në tregjet e huaja 3.67 për qind më pak se sa një vit më parë.

Rënia e eksporteve pas disa vitesh rritje të fortë, është tërësisht  rezultat i ngadalësimit të ndjeshëm në zërin minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike.

Më konkretisht, të dhënat tregojnë se eksportet në këtë zë për tetëmujorin janë 14.5 miliardë lekë ose rreth 115 milionë dollarë më të ulëta se një vit më parë për shkak të tkurrjes veccanërisht në eksportet e naftës dhe mineraleve. Në zërat e tjerë, si ai i ushqimeve fasonit dhe materialeve të ndërtimit eksportet janë rritur, por jo në atë masë sa të kompesojnë plotësisht rënien e naftës dhe mineraleve.
 
Goditja e sektorit të naftës ishte arsyeja se pse Fondi Monetar dhe Banka Botërore e korrigjuan në ulje rritjen ekonomike për vitin 2015 nga 3 në 2.7 për qind dhe sicc po dëshmojnë të dhënat ky rrezik është duke u materializuar i plotë.

Por përtej eksporteve, në gusht edhe importet kanë shënuar një ecuri të papritur duke u tkurrur me 10 për qind.

Sipas INSTAT, muajin e kaluar importi 40 miliardë lekë ose 4.6 miliardë më pak se sa gushti i vitit të mëparshëm. Edhe në këtë rast shkaku është ai i grupit të mineraleve dhe energjisë ku ccmimet më të ulëta veccanërisht të karburanteve dhe situata e mirë hidrike bëjnë që vendi të shpenzojë më pak për këto produkte.

Në kahun e importeve zëri me ecurinë më inkurajuese është ai i makineri pasijeve, të cilat përdoren për investime në ekonomi. Sipas INSTAT për tetëmujorin importet e makinerive janë rritur me 14.1 për qind edhe pse në gusht ritmi i tyre u ngadalësua ndjeshëm.  

Top Channel