‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë Një 25-vjeçar nga fshati Rrëmënj i Pogradecit mësohet të ketë humbur jetën në luftimet në Siri.
Ai është Dorian Kuqo, i cili që prej vitit 2013 kishte shkuar në zonën e luftës, përkrah militantëve të Shtetit Islamik.
Në familjen e tij, përveç heshtjes ka rënë zia. Vdekja e Dorianit, edhe pse ende e pakonfirmuar zyrtarisht, duket se nuk e ka penguar nënën e tij të veshë rrobat e mortit, ndërsa familjarët hezitojnë të flasin.
Jashtë kamerave, babai i Dorianit, Meleqi, pohon se në shtëpinë e tij ka rënë zia, por nuk pranon të ketë komunikim as me policinë e as me gazetarët.
Mësohet se kanë qenë vetë familjarët e Dorian Kuqos ata të cilët kanë sinjalizuar vrasjen e tij.
Top Channel