Eric Cantona do strehojë një familje refugjatësh

25/09/2015 13:20

Ishte i mahnitshëm në fushë, megjithëse mbahet mend më shumë për atë zënkë me tifozin e Crystal Palace dhe së fundmi, Eric Cantona tregon se i tillë është edhe jashtë saj.

Ish-futbollisti i Manchester United, që e la karrierën në moshën 30-vjeçare do të strehojë një familje refugjatësh për dy vite.

Këtë zotim të tijin, Cantona e bëri në një deklaratë në një radio franceze. 49-vjeçari tha se ka nisur bisedimet me autoritetet në Marsejë për t’i mundësuar një familjeje strehim dhe ushqim për të paktën 2 vite.

Cantona rrëfen se i lindi kjo ide nisur nga prindërit e tij.

“Nëse strehon dikë që i ndalohet që të punojë, normalisht që ata duhet të ushqehen. Prindërit e nënës time ishin republikanë spanjollë, që u arratisën prej Frankos duke kaluar në këmbë Pirenejët dhe kjo histori ndikoi në vendimin time për të strehuar një familje refugjatësh”, tha Cantona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA