Godet me grushta mjekët, në hetim pacientja e Onkologjikut

22/09/2015 11:20

Një paciente e Onkologjikut do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë pasi ka qëlluar dy mjekë të këtij spitali. Burime zyrtare bëjnë të ditur se M. B., 59 vjeç ka goditur me grushta S. Ç., 55 vjeç dhe S. K., 56 vjeç.

Autorja, vijon njoftimi i policisë, ka qënë paciente që kryente kemio-terapinë në këtë spital dhe papritur ka qëlluar me grushta dy mjekët dhe është larguar.

Top Channel