Ekstradohet nga Greqia i dënuari me 15 vjet burg për vjedhje me armë

20/09/2015 10:15

Interpol Tirana ka njoftuar ekstradimin nga Greqia të një shtetasi të dënuar me 15 vite burg për “vjedhje me armë”.

Bëhet fjalë për 41-vjeçarin Luan Musta, i cili është dënuar me 15 vjet burg nga Gjykata e Elbasanit.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në kryeqytetin grek.

Top Channel