Sebastian Vettel rikthehet në pole position pas gati dy vjetësh. Këtë të shtunë ka qenë ai më i shpejti në provat zyrtare të Singaporit, duke i dhuruar skuderisë së tij, “Ferrari”, një ditë për t’u mbajtur mend.
Gjermani ka bërë që kokëkuqja e tij të fluturojë, duke e ndalur kronometrin në kohën 1 minutë, 43 sekonda dhe 885 të mijëtat, duke lënë pas Daniel Riccairdo me “Red Bull”, që ka kapur një kohë rreth gjysmë sekond më të ngadaltë.
Në linjën e dytë të startit gjendet një tjetër kombinim “Ferrari”-“Red Bull”. Kimi Raikkonen ka regjistruar kohën e tretë më të shpejtë, ndërsa vendi i katërt ka qenë për rusin Danil Kvyat.
Kanë befasuar ndërkohë makinat “Mercedes” me paraqitjen e tyre të dobët. Të dyja makinat e argjendta ndodhen në linjën e tretë, me Hamilton në vendin e pestë dhe Nico Rosberg në të gjashtin.
Kishte rreth tre vjet që makinat e skuderisë “Ferrari” nuk arrinin të paraqiteshin kaq mirë në provat zyrtare të një Çmimi të Madh, kështu siç bënë në Marina Bay.
Rezultati i këtyre provave zyrtare konfirmon edhe një herë spektaklin që parashikohet në këtë Çmim të Madh të Singaporit, që do të zhvillohet të dielën në orën 13:50 e që do të transmetohet drejtpërdrejtë në Top Channel.
Renditja:
1 VET Ferrari 1:43.885
2 RIC Red Bull 1:44.428
3 RAI Ferrari 1:44.667
4 KVY Red Bull 1:44.745
5 HAM Mercedes 1:45.300
6 ROS Mercedes 1:45.415
7 BOT Williams 1:45.676
8 VPN Toro Rosso 1:45.798
9 MAS Williams 1:46.077
10 GRO Lotus 1:46.413
11 HUL Force India 1:46.305
12 ALO McLaren 1:46.328
13 PER Force India 1:46.385
14 SAI Toro Rosso 1:46.894
15 BUT McLaren 1:47.019
16 NAS Sauber 1:46.965
17 ERI Sauber 1:47.088
18 MAL Lotus 1:47.323
19 STE Manor 1:51.021
20 RSI Manor 1:51.523
Top Channel