Fier, kapet i kërkuari për trafik narkotikësh

19/09/2015 20:15

Efektivët e Drejtorisë së Policisë së Fierit, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për Bujar Beqiraj, 45 vjeç dhe banues në Patos. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar në mungesë me 5 vjet e 8 muaj burg për trafik narkotikësh, thuhet në një komunikatë për shtyp.

Ndaj tij është dhënë kjo masë në lidhje me një ngjarje të vitit 2004, kur në rrugen nacionale Bilisht-Kapshticë u kap një kamion me 455 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, i drejtuar nga vetë Beqiraj, i cili braktisi mjetin dhe u largua.

Top Channel