Qëllojnë mbi policinë që të mos u asgjësojë hashashin, dy në kërkim
16/09/2015 09:40
Dy persona kanë qëlluar me armë mbi policinë paraditen e të martës në fshatin Shosh-Dukagjin, duke penguar uniformat blu në evidentimin e parcelave të mbjella me hashash.
Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se dy personat kanë qëlluar mbi FNSH-në dhe Policinë e Shkodrës, teksa ishin të pozicionuar në lartësi në disa shkëmbinj.
Policia është kundërpërgjigjur me armë, por ata nuk kanë bërë rezistencë, duke u larguar në mal. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka asgjësuar 175 rrënjë bimë narkotike.
Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ditën e sotme janë identifikuar të dy personat dhe po punohet për kapjen e tyre.
Top Channel