Debati për Territorialen/ Korreshi: Po talleni, reformën e bën Mazniku për të fituar zgjedhjet. Specialisti Brahimi: Kursehen para, shkojnë për investime
Kreu i Kuvendit Ilir Meta është pritur nga homologu i tij gjeorgjian në Tbilisi, David Usupashvili. Krahas vlerësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, z. Meta kërkoi një bashkëpunim dypalësh më aktiv e më konkret, ku dy parlamentet mund të luajnë një rol parësor.
Në këtë drejtim, kreu i Kuvendit shqiptar është shprehur se Shqipëria i mbështet plotësisht aspiratat euro-atlantike të Gjeorgjisë si një orientim i qartë në interes të paqes dhe stabilitetit në rajonin e Kaukazit. Kreu i Kuvendit konfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për integritetin territorial të Gjeorgjisë dhe shprehu vullnetin për forcimin e bashkëpunimit dypalësh si në planin ndërparlamentar, ashtu edhe në drejtim të plotësimit të kuadrit ligjor të nevojshëm.
Kreu i Parlamentit gjeorgjian, z. Usupashvili shprehu mirënjohjen e Gjeorgjisë për mbështetjen e qartë të Shqipërisë dhe ndau bindjen e përbashkët se dy parlamentet duhet të punojnë më ngushtë së bashku për hapjen e mundësive të reja dhe zgjerimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve.
Top Channel