Jahjaga në SHBA, takim me shefin e CIA-s

15/09/2015 09:20

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga po zhvillon një vizitë në SHBA, ku është pritur në një takim nga drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, John O. Brennan.

Sipas një komunikate për shtyp të Presidencës kosovare, takimi është zhvilluar në selinë e CIA-s, në Lengli të Virxhinias.

Gjatë takimit, Jahjaga dhe Brennan kanë diskutuar për zhvillimet në fushën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, kontributin e Kosovës në koalicionin global kundër terrorizmit dhe përkushtimin e institucioneve të vendit për të thelluar partneritetin me SHBA.

Top Channel