Amerika, destinacioni i hershëm i vithkuqarëve

13/09/2015 15:30

Në hambarët e këtyre anijeve greke qëndrojnë dhjetëra klandestinë shqiptarë të cilët presin në heshtje të përfundojnë udhëtimin e tyre në Amerikë. Janë me dhjetëra qindra vithkuqarë që e kanë ndërmarrë këtë udhëtim që në vitet 1900, e që nuk hezitojnë ta përsërisin as në ditët e sotme, por në rrugë e forma të tjera.

“Vithkuqi është terren malor dhe si në çdo kohë, në çdo periudhë, nuk kishte kushte të mira jetese dhe morën rrugën e kurbetit, rrugë që bëhej deri në 6 muaj për të shkuar në Amerikë. Këta lanë fëmijët, shkonin, vinin prapë, lindnin edhe ndonjë fëmijë tjetër dhe shkonin sërish, kjo është një histori që përsëritej pothuajse në çdo familje vithkuqare. Janë të shumtë ata të cilët vazhdojnë andej dhe po t’i shikosh shumë nga ata kanë pasur gjyshërit, stërgjyshërit në Amerikë, dhe kanë gjetur, si të thuash, njëfarë mbështetje. Ka qenë një bazë të ardhurash për të jetuar më mirë, pasi Vithkuqi historikisht ka jetuar mirë”
 
“Në vitin 1980 u krijua shoqata “Vëllazëria vithkuqare” dhe duke ditur se jetonim në një vend që fitonim më shumë, ndërsa Shqipëria ishte më e varfër, atëherë për çdo ndërtim që do të bëhej ata jepnin edhe ndonjë kontribut për themelimin e saj nga 500 deri 5000 dollarë, ndërkohë bënte që edhe shoqata të ishte gjithmonë aktive”

Amerika do të ishte destinacioni i shumë shqiptarëve në fund të luftës së dytë botërore, rreth viteve ‘20 ku mendohet se kanë emigruar mbi 30 mijë shqiptarë. Emigrimi drejt Amerikës ishte një rrugë e vështirë, ndaj ata që guxuan ishin kryesisht burra, familjet e të cilëve jetonin në kushte shumë të vështira.

Vithkuqi, si atëherë edhe tani, është një ndër vendet me emigrimin më të zhvilluar, por njihet edhe njëri ndër vendet ku numërohen mbi 16 kisha.

Top Channel