Krijimi i FAK, Mustafa: Pengesë po bëhen pakicat

12/09/2015 17:00

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pranuar se ende nuk është gjetur një zgjidhje e pranueshme për krijimin e Forcave të Armatosura dhe për këtë ai ka fajësuar partitë e pakicave që janë pjesë e qeverisë.

Në profilin e tij në Facebook, Mustafa ka shkruar se, nuk pendohet që kur ishte në opozitë refuzoi të votonte krijimin e FAK në këmbim të vazhdimit për një mandat të vendeve të rezervuara për pakicat në Parlament.

“Pavarësisht propagandës që po bëhet, unë jam duke punuar shumë me të gjithë për të gjetur një zgjidhje për transformimin e FSK-së. Vetëm gjatë dhjetë ditëve të kaluara kemi pasur pesë takime me partnerë të koalicionit, me faktorin ndërkombëtar dhe me strukturat më të larta të FSK-së për të gjetur zgjidhjen. Ne do të punojmë shumë për avancimin e të drejtave të popullsive pakicë në vendin tonë dhe jemi kampione në ofrimin e këtyre të drejtave, por Forcat e Armatosura janë forcë e të gjithë qytetarëve tanë, prandaj pres bashkëpunim dhe marrje të përgjegjësive edhe nga përfaqësuesit e partive jo shumicë në Kuvend”, ka shkruar Mustafa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA