Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Një shtetas shqiptar në Itali, pa leje të rregullt qëndrimi, ka shmangur një grabitje në një supermarket në qytetin e Kazertës, në jug të vendit fqinj.
Sipas agjencive italiane të lajmeve, 32-vjecari Roland Muça është përballur me një grabitës të armatosur me pushkë.
Ngjarja ka ndodhur 7 marsin e kaluar, kur Muça i është vërsulur grabitësit, duke i dhënë jetë një përleshjeje fizike, në fund të të cilës ka arritur ta çarmatosë atë.
Grabitësi është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa arma është sekuestruar nga karabinierët, të cilët kanë kërkuar dhënien e lejes së jashtëzakonshme të qëndrimit për 32-vjeçarin shqiptar.
Top Channel