Dekriminalizimi, Balla: Problemi, njerëz si Basha e Ristani

12/09/2015 17:20

Deputeti dhe koordinatori i PS në Korçë, Taulant Balla, teksa ka zhvilluar një takim me strukturat socialiste në këtë qytet është ndalur edhe tek çështja e dekriminalizimit.

Balla tha se, problematikë në politikën shqiptare nuk janë ata që kanë kryer një vepër penale dhe janë dënuar, por ata njerëz si Arben Ristani, Lulzim Basha e të tjerë, të cilët kanë kryer sipas tij vepra penale dhe janë të vetëdijshëm për ato.

“Rekordet kriminale është një definicion që duhet rregulluar me ligj, por problemi në politikën shqiptare nuk janë ata që kanë bërë një vepër penale e janë dënuar dhe e kanë kryer dënimin. Problem mbeten njerëz si Ristani, Basha apo të tjerë, që kanë kryer vepra penale, janë të vetëdijshëm për to, por nuk i kanë ekzekutuar vendimet për to. Kështu që kjo është çështje shumë komplekse dhe ne si PS kemi qenë shumë të qartë për të. Duam ta zgjidhim dhe po e çojmë drejt zgjidhjes përmes procedurave që do të çojmë së shpejti në Parlament përmes një projektligji të përbashkët”, deklaroi Balla.

Mbledhja e strukturave të PS është zhvilluar me dyer të mbyllura, fillimisht në Pogradec dhe më pas në Korçë. 

Top Channel