Aksident i rëndë në Tiranë, një i vdekur dhe dy të plagosur

11/09/2015 10:55

Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e vjetër në Bërzhitë të Tiranës. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se automjeti tip Volksvagen Polo me targë AA 521 JM ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën M. Gj, 23 vjeç dhe janë plagosur A. N dhe E. T.

Dyshohet se automjeti u përplas me një shpejtësi të madhe duke i kushtuar jetën njërit prej të rinjve që ndodhej në makinë.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë policia rrugore si dhe shërbimi zjarrfikës.

Dy të rinjtë u shoqëruan menjëherë për të marrë ndihmën e parë mjekësore në spital, ku ndodhen ende nën kujdesin e rreptë mjekësor.

Policia tha se nisi hetimet për këtë aksident, por ende nuk ka bërë zyrtar shkakun e plotë të tij. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e madhe.

Top Channel