Rama: Masa radikale kundër evazionit. S’ka tolerancë

07/09/2015 12:30

Kryeministri Edi Rama, në një takim me sipërmarrjen lajmëroi nisjen e penaliteteve për të gjitha bizneset që kryejnë aktivitet të paligjshëm, ndërsa deklaroi se qeveria është në gjendje lufte më skllavërinë, siç e quan ai punësimin në të zezë.

“Punëtorë në të zezë mund të ketë, por nëse do identifikohen do të jetë e zeza e atyre që i mbajnë në të zezë”, tha Rama.

Ankesës së biznesit se gjobat e parashikuara nga qeveria janë të larta, kryeministri iu përgjigj duke thenë se për të luftuar shkallën e lartë të informalitetit në ekonomi nevojiten masa radikale.

“5 milionë lekë të vjetra do të paguajë çdo pikë fundore e shitjes me pakicë që kapet pa dhënë kuponin tatimor. 100 milionë lekë të vjetra do të paguajë çdo burim. Pra, për çdo inventar që rezulton i trukuar janë 100 mijë dollarë dhe është vetëm njëherë kjo mundësi, herën e dytë gjeni avokatin”, paralajmëroi Rama.

Kryeministri paralajmëroi bizneset e mëdha që në masën 70 për qind operojnë me kasë fiskale se kanë kohë deri në muajin mars për të nisur aktivitetin e tyre konform ligjit, duke lëshuar faturë tatimore.

“Vetëm 10 për qind me kasë fiskale deri më 31 mars 2016 dhe pas kësaj as 1 për qind me kasë fiskale. Ata që i bëjnë i tregtojnë me shumicë”, theksoi Rama.

Ndërsa referuar kasave fiskale, kompanitë e të cilave operojnë si monopol në treg, kryeministri kërkoi ndërhyrjen e ministrit të Financave dhe atij të Ekonomisë për të përcaktuar një çmim të arsyeshëm të produktit dhe kostos së mirëmbajtjes.

“Kasa, që mirë që i blejnë shqiptarët sikur po blejnë kompjuter “Apple” me dedikim nga Steve Jobs, por paskan edhe një limit, kur kalojnë 1800 raporte u duhet të zgjerosh memorien dhe për ta bërë këtë u dashkan 220 mln euro. Ça t’u kërkojmë ne atyre që sheshin në një dyqanë si të vetëpunësuar, të futen në borxhin e jetës për t’u formalizuar”, u shpreh Rama.

Ndërsa kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka tha se, në emër të vetëpunësimit është toleruar ligji duke lejuar hapjen e mijëra kioskave. “Mos të mishërojmë nisma sipërmarrjeje apo hapje dyqanesh për hir të punësimit”, tha Jaka. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA