Vlorë, pranga 30-vjeçarit me 77 kg kanabis

06/09/2015 00:00

Forcat e policisë së Vlorës kanë finalizuar në orët e fundit operacionin e koduar “Poçeria”, në kuadër të të cilit kanë sekuestruar 77 kg kanabis.

Policia ka vënë në pranga poseduesin e lëndës, shtetasin Edlir Brokaj, 30 vjeç, i cili po e transportonte atë në bordin e një automjeti.

30-vjeçari u ndalua në lagjen “Lirimi” të Vlorës, pasi ishte mbajtur nën mbikëqyrje nga policia.

Lënda narkotike, e fshehur në sediljet e pasme të mjetit tip “Benz” me targë “TR 2051 K”, ishte e ndarë në 11 pako dhe e mbështjellë me qese plastike të tejdukshme.

Pas konfiskimit të provave materiale, çështja i ka kaluar prokurorisë lokale për procedim të mëtejshëm.

Top Channel