Vlorë, policia asgjëson 828 rrënjë kanabis

01/09/2015 00:00

Policia e Vlorës ka njoftuar asgjësimin e 828 rrënjëve kanabis, të mbjella në 14 parcela në fshatin Mallkeq.

Bimët narkotike ishin të mbjella në vendin e quajtur Korija e Madhe, me dhe kishin një lartësi që varionte nga 40 – 170 cm.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.

Top Channel