Shkodër, tjetër operacion masiv antikanabis në Dukagjin

01/09/2015 00:00

Forcat e Policisë së Qarkut të Shkodrës, ndihmuar edhe nga forcat RENEA, vijojnë operacionet kundër kultivimit të hashashit në zonat e thella malore të Dukagjinit.

Në vijim të këtyre operacioneve, forcat e rendit asgjësuan rreth 11 mijë e 500 bimë hashashi të mbjella në 109 parcela në zonat Pult, Gjure dhe Temal.

Në operacion marrin pjesë 400 forca policore dhe dy helikopterë. Uniformat blu janë ndarë në 25 grupe veprimi në terren.

Bimët narkotike janë gjetur të mbjella në zona të thepisura dhe të pyllëzuara, çka vështirëson identifikimin dhe asgjësimin e tyre.

Deri më tani, njofton Policia e Shkodrës, nuk është regjistruar asnjë incident, ndërkohë që paralelisht me asgjësimin e bimëve, vijojnë edhe hetimet për identifikimin dhe vënien në pranga të kultivuesve të bimëve narkotike.

Top Channel