Krujë, asgjësohen 1200 bimë hashashi të mbjella në një arë me misër

01/09/2015 00:00

Në zonën e Krujës vijojnë operacionet antikanabis për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara.

Ditën e martë, efektivët e Komisariatit të Policisë Krujë, kanë organizuar operacionin e koduar ”Larushk-3”, gjatë të cilit u konstatuan 9 parcela me bimën narkotike.

Operacioni u zhvillua në territorin e fshatit Larushk ku në parcela u gjetën rreth 1200 rrënjë bimë narkotike me një gjatësi 120-250 cm. Bimët ishin mbjellë në 6 parcela, ku në njërën prej tyre është shfrytëzuar një arë me misër si maskim.

Bimët e dyshuara si të llojit Cannabis Sattiva, u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës bën të ditur se nga ana e punonjësve të Policisë Krujë vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të bimës narkotike.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel