Vrasja në Berat, policia arreston autorin

31/08/2015 00:00

Policia ka arrestuar autorin e vrasjes në Lybesh të Beratit. Fatmir Bregu është kapur bashkë me armën e krimit. Pas disa orësh i mbajtur në rrethim nga policia dhe RENEA, Bregu ka qëlluar në ajër derisa i janë mbaruar fishekët.

Më pas ai ka lëvizur drejt një zone të pyllëzuar të fshatit Lybesh, por është kapur nga policia pas ngushtimit të perimetrit të rrethimit. Bëhet e ditur se nga operacioni për arrestimin e tij nuk ka patur të lënduar.

Më herët grupi negociator ka folur në telefon me 34-vjeçarin Fatmir Bregu, duke u munduar ta bindin që të dorëzohet, por autori i vrasjes nuk ka pranuar ta bëjë diçka të tillë, duke thënë se do të vriste veten.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë, Fatmir Bregu vrau 28-vjeçarin Namik Gjika. Vrasja ka ndodhur pranë një lokali të fshatit, pas një konflikti për shkak të një vije uji.

FOTO GALERI
1/2
Arma e vrasjes në Berat

Top Channel