LG do të sjellë në eventin teknologjik në Berlin javën e ardhshme, një tastierë që mund ta fusësh në xhep, për smartphone dhe tabletë. Kjo pajisje quhet Rolly, dhe sipas emrit, është i rrotullueshëm, por kur hapet bëhet një tastierë “qwerty” të përmasave standarde.

Ajo do të funksionojë me anë të wireless dhe me lidhjen e një tableti prej 10 polsh. Për më tepër, thekson LG, është e ngurtë, sepse është bërë nga silikoni, por me polikarbonat dhe plastikë Abs. Në fillim do të dalë në shitje në SHBA e në shtator e më pas në Europë.

Produkti, lexohet në një shënim të shtëpisë koreane, ka taste të përmasave të njëjta me ato të tastierave normale të një kompjuteri. Tastiera ushqehet nga një bateri që të garanton tre muaj autonomi, mund të kombinohet me dy pajisje të ndryshme, me të cilët lidhen me Bluetooth 3.0.

Top Channel