Apple ka bërë të ditur se do të ndërpresë prodhimin e iPhone 5c menjëherë pas prezantimit të gjeneratës së re të iPhone-ve.

iPhone 5c është i vetmi iPhone pa teknologjinë Touch ID, dhe i vetmi që përdor akoma procesorin A6 me arkitekturë 32-bit.

Sipas 9to5Mac, Apple po punon për një smartphone me një ekran 4 inç, por nuk ka në plan ta prezantojë së afërmi.

Ndërsa më 9 shator, kompania pritet të prezantojë telefonat inteligjentë iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus, si dhe një Apple TV të ri. Për herë të parë në gjithë këto vite, Apple po planifikon të transmetojë ngjarjen e iPhone për përdoruesit e Windows. Një faqe interneti e krijuar për eventin e 9 shtatorit bën të ditur se Apple do të suportojë brouserin Microsoft Edge të kompjuterave Windows 10.

Top Channel