Mungesa e gjumit, dieta e shëndetshme kanë efekte pozitive apo negative në humorin tonë, që ndikon drejt për drejtë në produktivitetin tonë në punë. Por tashmë aplikacioni Moo- Q do të dokumentojë sjelljen tuaj, kështu që do të jeni më të vetëdijshëm me humorin që keni në jetë.

Ky aplikacion e bën këtë me një kuic ditor, që përpiqet të kuptojë se kur jeni më produktivë, dhe çfarë lidhet me humorin tuaj. Aplikacioni është i vlefshëm për iTunes App Store. Moo- Q nis me disa pyetje të thjeshta për mënyrën se si ndiheni. Ju përgjigjeni ashtu si ndiheni, të stresuar, të relaksuar apo të acaruar. Pasi plotësoni këtë pyetje Moo- Q do t’ju bëjë disa teste të vogla për të vënë në punë trurin tuaj. Memorizimi i numrave është një nga testet kryesore të Moo- Q, me nivele që sa vijën e vështirësohen.

Në fillim duket se nuk të pëlqen. Moo- Q të jep disa sekonda që të memorizosh numrat, para se të shkojë në faqen e përgjigjes. Kjo është një sfidë e vështirë për ata që sapo janë zgjuar.

Pas bërjes së pesë testeve, një grafik personal do të krijohet për tju treguaj nivelin tuaj të humorit. Ideja e këtij aplikacioni është se ky informacion mund të përdoret për të treguar kohën kur ju jeni më efiçent dhe më produktiv në punë.

Top Channel