‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë
Policia vazhdon operacionet antikanabis, duke goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike. Rreth 400 rrënjë kanabis janë asgjësuar gjatë së enjtes nga Policia e Lezhës në Kurbin dhe në Mirditë.
Në vendin e quajtur “Përroi i Vilzës”, forcat e policisë kanë zbuluar 4 parcela me rreth 225 bimë të dyshuara kanabis. Gjithashtu në fshatin Fan të Mirditës, në vendin e quajtur “Përroi i fshatit Petoç” u gjet një parcelë ku ishin të kultivuara 174 bimë. Këto bimë u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të këtyre bimëve.
Top Channel