Pak javë para daljes zyrtare, sipas zërave të fundit, më 9 shtator, del në YouTube videoja e parë e iPhone-it të ri. Në videon e sitit MacRumors, duket një prototip i ri i iPhone 6s, tërësisht i ri, por ku nuk është instaluar ende iOS.

Mes pjesëve përbërëse të tij do të jetë dhe procesori A9, ndërsa në ekran pajisja e sistemit Force Touch, e pranishme tashmë në Apple Watch. iPhone duhet të vijë në dy modele, 6s dhe 6s Plus, që kanë përmasat aktuale.

Për daljen zyrtare të iPhone-it të ri mund të përdoret një vendi lidhur me të shkuarën, Bill Graham Civic Auditorium me 7 mijë vende në San Francisco. Në këtë vend Steve Jobs dhe Steve Wozniak perzantuan për herë të parë Apple II në prill të 1977. Kështu braktiset përkohësisht teatri Buena Center ku janë bërë prezantimet e fundit.

Sipas zërave, ndërtesa është prenotuar për një ‘event privat’ që do të mbahet nga data 4 deri më 13 shtator, periudhë që përkon me daljen e iPhone 6s.

Top Channel