Cortana, asisteni zanor i Microsoft, i integruar në Windows 10, bëhet aplikacion dhe zbarkon edhe në Android, për momentin vetëm në SHBA. Në këtë mënyër synohet një konkurrencë me Google Now, asistenti virtual analog i Google.

Të reja në horizont edhe për Office: versioni 2016 për Windows duhet të vijë më 22 shtator, sipas blogut të lajmeve teknologjike “The Verge”. Me ardhjen e Cortana-s për Android, Microsoft forcon strategjinë e saj të zgjerimit në treg me pajisjet mobile përveç Windows Phone që është i saji. Cortana do të jetë konkurrente e Sirit të Apple dhe Google Now, të Google.

Asisteni inteligjent për momentin vjen për Android, ndërsa për iPhone duhet të presim ende. Ai vjen në formën e aplikacionit, në versionin ‘beta’, dhe është duke u testuar. Të jep mundësinë të rregullosh promemorien, të kërkosh diçka në internet, të gjesh fluturime, por versioni për Android nuk është ende i kompletuar, siç është ai për Windows. Për shëmbull, Cortana për smartphone Android nuk mund të aktivizohet me frazën “Hey Cortana”. Nuk të lejon madje as të hapësh aplikacione.

Ndërkaq, sipas “The Verge” Microsoft do të nxjerrë Office 2016 për Windows, që pritet më 22 shtator. Mes të rejave më të mëdha është mundësia e të shkruarit simultan të shumë përdoruesve në programin Word.

Top Channel