Durrës, hidhet nga kati i katërt 29-vjeçari

24/08/2015 00:00

Një 29-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte, dhe ndodhet në rrezik për jetën në spital.

Sipas informacionit paraprak të policisë së Durrësit, ngjarja është shënuar rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 16 në Durrës.

A. S., 29 vjeç është hedhur nga dritarja e shtëpisë. Ai ndodhet në gjendje serioze për jetën në spitalin ushtarak në Tiranë. Policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

Top Channel