Vlorë, policia asgjëson 1275 rrënjë kanabis sativa
22/08/2015 00:00
Policia e Vlorës ka sekuestruar dhe asgjësuar një sasi prej 1275 rrënjë kanabis sativa. Burime zyrtare bëjnë të ditur se droga u gjet e mbjellë në 13 parcela në fshatin Karbunarë.
Një pjesë e bimës u morr për ekspertim, ndërsa po punohet për identifikimin e kultivuesve të bimëve narkotike.
Top Channel