Përveç emrit, datëlindjes, që mund të fshihet, fotove dhe shijeve tona të individualizuara falë pëlqimeve që bëjmë në këtë platformë, Facebook mund të nxjerrë shumë shpejt një opsion: “krijo një biografi publike”.

E në fakt ky mesazh po shfaqet në disa profile, në formë testimi, që lidhet me rrjetin social nëpërmjet telefonëve të mençur apo tabletëve. Ideja e biografisë është e ngjashme me atë të rrjetit tjetër social, LinkedIn, që përdoret më shumë për botën e punës.

Bashkë me biografinë, në aplikacionin e përditësuar në smartphone, fotoja e profilit do të vendoset në qendër dhe jo majtas. “Po testojmë një ridizenjim të versionit ët rrjetit social për pajisjet celulare, që sjell përmirësim dhe ofron një prezantim më të mirë të informacionit mbi një person”, ka thënë një zëdhënës i Facebook, për faqen TheNewxtWeb.

Top Channel