E mbani mend mitin e Polaroid, aparati i parë i fotove të çastit i viteve ’70? Shpesh na ka dhënë mundësinë edhe të bëjmë “selfie” në moment, para shfaqjes së fenomenit, dhe tashmë jeton në një printer në madhësinë e një iPhone.

Quhet Zip Instant Photoprinter, është portativ dhe i projektuar për telefonë smart dhe jo për aparatët fotografikë tradicionalë. Një pajisje që do të na shërbente për të stampuar foto që tashmë i ruajmë dhe i harrojmë në celularin tonë.

Zip PhotoPrinter ka madhësinë e një iPhone 6 me një ekran prej 4.7 polësh. Ka një portë microUSB-je për rikarikim dhe një buton ndezjeje. Sapo ndizet, ai lidhet me bluetooth dhe në smartphone shfaqet si një pajisje e re. Për këtë duhet të shkarkosh një aplikacion të posaçëm që të lidhni printerin me pajisjen.

Për të përdorur Zip PhotoPrinter mjafton të hapni kapakun e sipërm dhe të vendosni në të një letër të posaçme me kristale ngjyrash, e njëjta teknologji që përdoret në Smart Mobile Printer e LG-së.

Çdo stampim kërkon afërsisht një minutë kohë. Fotot janë të vogla dhe nuk kanë të njëjtën riprodhim si stampimi me bojë. Por qëllimi nuk është besinkëria ndaj fotos, më shumë se kënaqësia që mund të stamposh menjëherë nje foto që sapo ke bërë në telefon, madje dhe ta shkëmbesh me një mik.

Top Channel